MaqedoniTop Lajme

Tregu gjerman i punës, sërish i hapur për punëtorët nga Maqedonia

Shpërndaje

Lajme në lidhje me të ashtuquajturën Rregullorja e Ballkanit Perëndimor:

Regjistrimi në listën e pritjes për termat

Nga 1 janari 2021, rregullorja e re për Ballkanin Perëndimor është në fuqi. Deri më 31.12.2023 qytetarët kanë një qasje të privilegjuar në tregun gjerman të punës.

Pasi që më 20.06.2021 është shfuqizuar kufizimi për udhëtim për shkak të COVID-19 për personat me vendbanim të përhershëm në Maqedoninë e Veriut, tani përpunimi i kërkesave të vizës së tillë sërish është e mundshme.

Në të ardhmen, kushtet për paraqitjen e kërkesave të tilla për vizë do të jepen për çdo muaj veç e veç. Për këto arsye, koha e gjatë e pritjes eliminohet. Çdo muaj, duke filluar nga korriku, lista e pritjes do të jetë në dispozicion për muajin vijues. Kohëzgjatja e hyrjes mund të ndryshojë nga muaji në muaj.