BESA po i “kërcënohet” LSDM-së, ose përkrahja e Kasamit në Tetovë ose krizë qeveritare!

Shpërndaje

Sjellja dhe koalicionimet e LSDM-së për zgjedhjet lokale, mund të lëkundin raportet midis partnereve të koalicionit dhe të vënë në pikëpyetje funksionimin e kësaj qeverie, shkruan portali 360 shkallë. Kjo situatë është krijuar pasi që tre partitë e koalicionit nga kampi shqiptar do te dalin me kandidatët e tyre në Pollog.

Por, sinjale të qarta ndaj LSDM-së dhe liderit të saj Zaev vijnë nga Lëvizja BESA. Nga kjo parti kanë thenë se nuk ka logjikë që LSDM si partnere e koalicionit të mos e votojë Bilall Kasamin e Levizjes BESA për Tetovën, në të kundërtën do të ketë krizë qeveritare.

“Nuk presim që LSDM të veproje ndryshe nga ajo qe e kemi bërë në zgjedhjet e fundit parlamentare. Nuk ka logjikë politike që votuesit e LSDM në Tetovë të votojnë kandidat tjetër, kur në zgjedhjet e fundit parlamentare votuan si bartës liste të koalicionit kryetarin e Levizjes BESA, Bilall Kasami. Çdo vendim tjetër i njëanshem do të ketë pasoja në kuadër të koalicionit qeverisës”, kanë thenë nga BESA për 360 shkalle.

Nga kjo parti po ashtu sinjalizuan se mund të prishin qeverinë dhe të shkojnë në variantin e formimit të Qeverisë me opozitën.

Kreu i LSDM-së, Zoran Zaev paralajmeroi se deri në fund të muajit do të bisedojë me kreun e BDI-së, All Ahmeti, për mundesinë e bashkëpunimit për zgjedhjet lokale, por nuk përjashtoi mundesinë e bashkëpunimit edhe me partnerë të tjerë të koalicionit, duke mos precizuar se me kë dhe në cfarë cilesie. Nga LSDM nuk kanë dhënë ndonjë qëndrim për mesazhet kërcënuese të Lëvizjes BESA.