Arifi thumbon Kasamin: Jeni mësuar të humbni zgjedhjet dhe të mbureni

Shpërndaje

Në debatin e sotëm në TV24, kandidatja e BDI-së Teuta Arifi iu drejtua kandidatit të Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, se janë mësuar që të humbin zgjedhjet dhe të mburren me atë.

“Jeni mësuar të humbni zgjedhjet dhe të mburreni”, ka deklaruar kështu Arifi duke thumbuar Kasamin.

Në debat ku bisedohej për projektet infrastukurore të Tetovës, kandidatja e BDI-së për Tetovën ia bëri me dije kandidatit të Levizjes Besa Bilall Kasamit se: “Është lehtë të tregosh vizatime, kurse ne deri me tani kemi zgjidhur dhe do te zgjidhim me projekte problemet dhe nevojat reale te qytetareve reale të qytetarëve.”