Arrestohet kosovari, dyshohet se u siguroi viza shengen qytetarëve në këmbim të pesë mijë eurove

Shpërndaje

Policia e Kosovës ka arrestuar sot një A.G, pasi dyshohet se sipas informatave ai për sigurimin e një vize, viktimave ua merrte shuma të ndryshme të parave, konkretisht nga tre mijë deri në pesë mijë euro.

Sipas komunikatës për medie, Policia e Kosovës, konkretisht Sektori i Hetimeve i Departamenti të Policisë Kufitare, ndërmerr veprime konkrete ligjore, pas hetimeve të gjata kundër të dyshuarit mashkull, kosovar me iniciale (A.G.), nën dyshimin e kryerjes se veprës penale “kontrabandim me migrantë”.

“Konkretisht dyshohej se i njëjti person, qytetarëve të Republikës së Kosovës ju ka siguruar viza Shengen, në Ambasadën e një shteti të huaj, në një shtet tjetër jashtë RKS-së. Sipas informatave i dyshuari për sigurimin e një vize, viktimave ua merrte shuma të ndryshme të parave, konkretisht nga 3000 (tre mijë) deri në 5000 (pesë mijë) euro”, thuhet në komunikatë.

Tutje, policia sqaron se “Pas veprimeve të nevojshme ligjore nga Policia Kufitare e Kosovës dhe koordinimit edhe me autoritetet e shtetit respektiv, ku ndodhej ambasada e shtetit të huaj, sot më 27.10.2021 me urdhër të Gjykatës Themelore në Prishtinë është bërë kontrolli i shtëpisë dhe lokaleve përcjellëse të të dyshuarit”

“Gjatë kontrollit janë gjetur dëshmitë si në vijim: Një (1) Revole 7.65 “Cr. Zastava”, tridhjetë e dy (32) Plumba të revoles 7.65 mm, këllëf i revoles (Cr Zastava), Një (1) Revole Ekol Aras Magnum, Trembëdhjetë (13) Plumba me gaz të revoles Ekol Aras Magnum, Një (1) Iphone 11 Pro Max, mbi gjashtë mijë (6000) euro para të gatshme, si dhe dinar të Serbisë dhe të Maqedonisë së Veriut”, thuhet në komunikatë.

I dyshuari është intervistuar në prezencë të mbrojtësit të angazhuar sipas detyrës zyrtare dhe me vendim të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Renda, i njëjti dërgohet në mbajtje për procedura të mëtejme ligjore.

Mgid
Mgid