Gjykata Civile ka dëmshpërblyer minimalisht të dënuarit në arrati për rastin “Sopoti”
Gjykata Civile ka dëmshpërblyer minimalisht të dënuarit në arrati për rastin Sopoti. Ne vendimin të cilin e ka siguruar Televizioni Alsat nga avokati mbrojtës i ish të dënuarve: Selman Jahiji, Bashkim Ukshini, Afrim Ukshini dhe Musa Klaiqi thuhet se nga shuma e kërkuar prej 48 milion denarëve miratohet pjesërisht shuma prej 1.6 milion denarëve.
Ish të dënuarit në arrati për rastin Sopoti
Selman Jahiji dëmshpërblehet me 400.000 denarë
Bashkim Ukshini dëmshpërblehet me 400.000 denarë
Afrim Ukshini dëmshpërblehet me 400.000 denarë
Musa Klaiqi dëmshpërblehet me 400.000 denarë
Gjykata nuk jep shpjegim mbi çfarë baze refuzohet kërkesa për të dëmshpërblyer çdo të dënuar me nga 12 milion denarë.
Gjykata Themelore Civile, Shkup
Kërkesa, sipas vlerës së paditësve për 12 milion denarë për ish të dënuar refuzohet si e pa bazë”.
Ish të dënuarit në arrati për rastin Sopoti kishin kërkuar dëmshpërblim pas miratimit të dëmshpërblimit ndaj grupit të parë të dënuarve të cilët kishin vuajtur dënim me burg. Kërkesa ishte dërguar në korrik të vitit 2019 në Ministri të Drejtësisë, por pas refuzimit palët kishin vendosur të padisin Republikën e Maqedonisë së Veriut, lëndë e fituar kjo përmes ndërmjetësimit të Avokatit të Shtetit. Më 7 mars të vitit 2019 Qeveria dëmshpërbleu 6 ish të dënuarit në rastin Sopoti me 73 milion denarë. Në këtë grup ishin personat të cilët kishin vuajtur dënimin me burg për veprën terrorizëm./alsat/