Rruga e Arbrit hapet më 29 Nëntor

Shpërndaje

Festa e Çlirimit e këtij viti do të jetë e veçantë për banoret e Dibrës. Kryeministri Edi Rama lajmëroi se në 29 Nëntor do të hapet për qarkullim Rruga e Arbrit.

Rama flet për vështirësitë gjeologjike që sollën vonesa në përfundimin e këtij aksi aq shumë të premtuar që nga koha e udhëheqësve komunistë.

Punimet për rrugën e Arbrit nisën në Verën e 2009 dhe brenda mandatit të demokratëve përfundoi njëri lot, Bulqizë-Ura e Çerenecit. Por pjesa më vështirë dhe më e kushtueshme ishte segmenti Ura e Brarit – Tuneli në Qafë Murriz prej 34 kilometrash. Vetëm në Qershor të 2018 nisën zyrtarisht punimet për këtë segment. Afati zyrtar për përfundimin e punimeve, sipas kontratës ishte Pranvera e 2022.

Kryeministri Rama njoftoi këtë të enjte se më 28 Nëntor do të nisë puna edhe për projektin e Aeroportin e Vlorës. Ai do të ndërtohet nga një bashkim kompanish ku pjesën më të madhe e ka Mabeteks e Behgjet Pacollit. Projekti do të kushtojë 103.9 milionë Euro dhe ndërtuesi do ta menaxhojë për 35 vjet. Ndërtimi parashikohet të zgjasë 2 vjet.