Maqedoni

Zaev: Nga janari rroga minimale do të jetë 18 mijë denarë

Shpërndaje

LSDM sot ka vazhduar në Koçan ku ka mbajtur takime me qytetarët.

Lideri i kësaj partie, Zoran Zaev në kuadër të fushatës për rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale ka premtuar se rroga minimale nga janari do të jetë 18 mijë denarë.

“Rriten rrogat në të gjitha sektorët, paga mesatare rritet në vazhdimësi. Paga minimale prej 9.000 denarë është rritur në 15.200, kurse nga janari do të jetë 18.000 denarë. Ky është drejtimi në të cilin duhet të ecë shteti ynë, ekonomia jonë dhe shoqëria jonë. Që të mbahet kjo vazhdimësi, që të vazhdojë ndihma ndaj qytetarëve, ndaj sipërmarrësisë, duhet të zgjedhet opsioni që e dërgon përpara, dhe këto janë LSDM dhe koalicioni, kjo është më e mira për Koçanin, më e mira për shtetin. Koçani vazhdon të zhvillohet dhe përparohet. Koçani do të vazhdojë të zhvillohet dhe përparohet vetëm me Nikollço Ilijev, vetëm me LSDM dhe koalicionin. Për këtë më 31 tetor, votoni për numrin 12, që të vazhdojë përparimi”, tha Zaev, transmeton TV21.