Arben Vitia e pranon humbjen: Prishtina ka një kryetar të ri, Përparim Rama
Kandidati i Vetëvendosjes, Abren Vitia e ka pranuar humbjen në Prishtinë, duke thënë se tani kryeqyteti ka një kryetar të ri.
Vitia përmes një konference për media ka uruar kandidatin e LDK-së, Përparim Rama.
“Sipas rezultateve që i kemi nga komisionet që i kemi, Prishtina ka një kryetar të ri ai është Përparim Rama”, ka thënë Vitia derisa ka falënderuar aktivistët e VV-sk dhe Ramën për sjelljen e tij.
Ai ka thënë se Vetëvendosje do ta përkrahin gjithnjë Prishtinë.
Vitia ka thënë se ndër arsyet e humbjes është kyçja e vonshme në fushatën zgjedhore.