Deputetë e BESËS, Bajrami dhe Zendeli: S’ka asnjë shans t’i bashkohemi pushtetit

Shpërndaje

A do ta lëshojë Lëvizjen Besa edhe një deputet tjetër për t’iu bashkuar shumicës parlamentare?!

Burimet e TV21 tregojnë se kjo ka gjasa të ndodhë së shpejti, por të dy deputetët, Fadil Zendeli dhe Basri Bajrami mohojnë.

“S’ka asnjë shans. Unë jam deputet opozitar i Lëvizjes Besa”, tha deputeti Fadil Zendeli për TV21.

“Unë respektoj vendimet e partisë që përfaqësoj. Aspak nuk është e vërtetë se unë mund të veproj jashtë qëndrimeve të Lëvizjes BESA”, theksoi deputeti Basri Bajrami për TV21.