Disa të rinj heqin flamurin kombëtar pranë ambasadës së Shqipërisë në Beograd

Shpërndaje

Një ngjarje aspak e zakontë është regjistruar në Serbi.

Një grup të rinjsh, në Beograd, kanë vendosur që të heqin flamurin shqiptar nga Ambasada e Shqipërisë atje.

Kjo ngjarje ka ndodhur para 21 orësh, ndërsa të rinjtë e kanë postuar videon edhe në rrjetet sociale.

Flamujt janë vendosur pasi gjatë kësaj jave ishte planifikuar takimi i nismëtarëve të “Open Ballkan”, mirëpo ai është vënë në pikëpyetje pas dorëheqjes së kryeministrit maqedon Zoran Zaev.