I mbijetuari i tragjedisië: ”Kurrë s’do t’i harroj thirrjet e nënave për fëmijët e tyre”
Lulzim Sulejmani nga Presheva i cili ishte në autobusin e vdekjes me të fejuarën e tij Medina Lutfi (25) nga Kumanova tregon se çfarë ndodhi brenda.
”Të gjithë flinin, por mua s’më merrte gjumi. Shoferi ndaloi, mbushi rezervuarin dhe vazhdoi. Në një moment goma shpërtheu, autobusi u përplas befas në skaj dhe nga pjesa e përparme e autobusit filloi të dilte tym i zi dhe shpërtheu zjarri. Kam kapur shpejt çekiçin që është gjithmonë në autobus dhe theva xhamin e pasmë. Arritëm të dilnim disa”, thotë Lulzimi.
Ai shton se nuk do t’i harrojë kurrë fotot e nënave që bërtisnin duke lutur që t’i shpëtojnë fëmijët e tyre. “Tymi ishte aq i dendur sa që sapo u mbërrinte njerëzve u binte të fikët. E frikshme. Të gjithë këta njerëz i takuam në atë mini-ekskursion, u shoqëruam gjatë atyre katër ditëve në Stamboll. Dhe tani, për pjesën tjetër të jetës sime, nuk do të mund të harroj fotot e nënave që bërtisnin dhe luteshin që t’i shpëtonin fëmijët e tyre dhe kështu të gjithë u dogjën dhe zhduken në zjarr dhe tym”, rrëfen me lot 26 vjeçari i mbijetuar.