Nënshkruhen 13 marrëveshje në mes Shqipërisë dhe Kosovës

Shpërndaje

Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë kanë nënshkruar marrëveshjet në një mbledhje të përbashkët të dy qeverive në Elbasan, të fushave të ndryshme.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas mbledhjes së përbashkët mes dy qeverive, ka thënë se 13 marrëveshjet e arritura do ta rrisin bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.

Kurti në një konferencë për medie, Kurti tha se sa më të integruar të jenë dy qeveritë, aq më mirë do të jetë për qytetarët në dy vendet.

Kreu qeveritar, në Elbasan të Shqipërisë u zotua se do të jap maksimumin për zbatimin e marrëveshjeve të arritura.

Marrëveshjet e nënshkruara:

-Marrëveshja për krijimin e sekretariatit koordinues ndërqeveritarë

-Marrëveshja për zbatimin e lehtësirave të ndërsjella në procedurat doganore ose të kontrollit hyrje/daljet e mallrave.

-Marrëveshja për lehtësimin e procedurave për marrjen e lejeqëndrimit të përkohshëm.

-Marrëveshja për rregullat e regjimit lokal të kufirit.

-Marrëveshja për hapjen e pikës së përbashkët të kalimit kufitar Shishtavec-Kukës-Kryshevc-Dragash.

-Marrëveshja për sigurime shoqërore.

-Marrëveshja për ndërtimin e linjës hekurudhore Durrës-Prishtinë

-Njohja dhe njësimi reciprok i diplomave, certifikatave dhe gradave shkencore të lëshuara nga institucionet e arsimit të lartë dhe institucionet tjera të autorizuara.

-Marrëveshja për ndihmë të ndërsjellë juridike në çështjet civile dhe tregtare.

-Kalendari i përbashkët kulturor vjetor Shqipëri-Kosovë

-Marrëveshja për avancimin e bashkëpunimit në fushën e bujqësisë

-Marrëveshja e bashkëpunimit mes Ministrisë së Shëndetësisë së Shqipërisë dhe Ministrisë së Financave të Kosovës.

-Marrëveshja për bashkëpunim mes Ministrisë së Kulturës së Shqipërisë dhe Kosovës në fushën e trashëgimisë kulturore dhe muzeve.