Hetuesi bullgar: Në autobusin e “Besa Trans” nuk pati mjete shpërthyese

Shpërndaje

Hetuesi bullgar Marian Marinov, i cili po punon për zbardhjen e tragjedisë, ka thënë për Alsat se hetimet pritet të zgjasin, ndërsa të dhënat e para sipas tij tregojnë se shkëndijat e para të zjarrit mund të jenë shkaktuar pas fërkimit hekur me hekur të bankinës me autobusin dhe nga goditja ishte shpërthyer rezervuari i naftës. Prokuroria bullgare hetimet po e zhvillon në tri pista:

“Prokuroria bullgare aktualisht po zhvillon hetimin në tre drejtime paralele. Përveç shkaqeve të zjarrit, pista dytë e hetimit është mbi faktorin njeri, përkatësisht shoferi se përse nuk reagoi në evakuimin e udhëtarëve. Për hetimin ndaj Agjencisë jemi në koordinimi me Prokurorinë në Shkup për të marrë gjitha dokumentet e duhura në zbulimin e faktorëve indirekt që kanë sjell në tragjedinë me autobus,” thanë nga Prokuroria bullgare.

Marinov tha se një pjesë e madhe e bankinës kishte hyrë në autobus në zonën e gomës së përparme deri te dera e përparme dhe rezervuari plastik ishte shkatërruar plotësisht. Kjo ka bërë që të shpërndahet derivati dhe të djeg autobusin brenda 10 minuta.

Hetuesi tha se autobusi ishte i vjetër e i riparuar në Turqi dhe se të gjitha pajisjet e tij ishin zëvendësuar saqë në dokumentacion figuron viti prodhimit 2007, ndërsa në dukje është sikur modeli vitit 2018. Në autobus nuk kishte eksploziv, ishte kategorik Marinov, i cili u referohet mostrave të bëra nga mbetjet. Mohohet të ketë pasur edhe depozita me benzinë apo materie tjera shpërthyese të kontrabanduara.

Megjithatë, prokuroria refuzon të hetojë se si kushtet e rrugës kanë ndikuar te shoferi, refuzon të hetojë rrethojat mbrojtëse të vendosura gabim, siç thuhet në raport. Dokumenti vërteton se këto rrethoja mbrojtëse janë dëmtuar nga aksidente të mëparshme dhe se pas aksidenteve të mëparshme janë riparuar dhe instaluar gabimisht. Nëse vendoseshin siç duhet, ata do të mbanin autobusin dhe do të ndryshonin trajektoren e tij pa rënë në grackën e bankinës. Viktimat nuk janë nga aksidenti, por për shkak të zjarrit. Nuk ka asnjë shenjë që duhet ta kishte informuar shoferin se një kthesë e tillë po vjen. Dy muaj më parë Administrata Rrugore ka konstatuar se nuk ka një shenjë të tillë dhe ka reaguar. Më shumë se 400 tabela mungojnë në rrugët tona, por ministri i Zhvillimit Rajonal hesht dhe prokuroria nuk pranon të hetojë të gjitha këto. Aksidenti më tragjik në trafik në Evropë mori jetën e 45 udhëtarëve.