Aksident trafiku në Shkup, makina godet automjetin e Ndihmës së Shpejtë (Foto)

Shpërndaje

Në Shkup pasditen e sotme ka ndodhur një aksident trafiku mes një automjeti të Ndihmës së Shpejtë dhe një makine.

Aksidenti ka ndodhur në udhëkryqin mes Bulevardit “Shën Klimenti i Ohrit” dhe rrugës “Dimitrie Qupinski”, gjegjësisht rrugës drejt Qendrës Klinike “Nënë Tereza” në Shkup.

Nga dëshmitarët e rastit raportohet se nuk ka persona të lënduar rëndë.