Sport

Xhudistja nga Kosova, Distria Krasniqi fiton medalje të artë në Portugali (Video)

Shpërndaje

Distria Krasniqi, xhudistja e njohur nga Kosova ka fituar medalje të artë në garën “Grand Prix” që po zhvillohet në Portugali, ka njoftuar Federata e Xhudos e Kosovës. Në finale, Krasniqi mposhti garuesen kroate, Ana Viktorija Puljiz.

Vitin e kaluar, Krasniqi i bëri krenarë të gjithë shqiptarët anë e mbanë botës teksa fitoi medalje të artë në Lojërat Olimpike, që u zhvilluan në Tokio të Japonisë.

Sjellim në vëmendje se më 18 Dhjetor, 2021, Krasniqi u shpall xhudistja më e mirë në botë nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos.

Lajmi i plote: Distria Krasniqi e artë në Grand Prix të Portugalisë