Deputetët e ASH-së refuzojnë Iphona-t, kundër shpenzimit të 200 mijë eurove nga Xhaferi (Video)

Shpërndaje

Kuvendi ka nënshkruar marrëveshje në fund të janarit me Telekomin për t’u furnizuar me 270 telefona celularë me biseda dhe internet pa limit, marrëveshje e cila do t’i kushtojë qytetarëve rreth 200 mijë euro. Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Elmi Aziri, në një prononcim për gazetën LAJM, tha se procedura e furnizimit është udhëhequr nga kryetari i parlamentit dhe se për këtë nuk janë konsultuar deputetët. Ai u shpreh se nuk ka nevojë për telefon nga Kuvendi dhe se sqaroi përdor celularin e tij privat.

“Sigurisht që kjo është procedurë që është udhëhequr nga kryetari i parlamentit. Ne si deputetë as nuk kemi qenë të konsultuar, por deri tani nuk kemi pranuar asnjë aparat telefonik ose diçka të tillë. Personalisht unë si deputetë edhe numrin e parë që e kemi pas nga ana e Kuvendit, unë i kam kthyer edhe aparatin edhe numrin e telefonit për shkak se nuk kemi pas nevojë për një gjë të tillë sepse kemi pas numra që i kemi përdorë në të kaluarën dhe nuk kemi parë ndonjë nevojë për të ndonjë instrument plotësues. Besoj që rreth kësaj çështje do të duhet të drejtoheni te kryetari i parlamentit sepse deputetët janë të përjashtuar nga vendimet e kësaj natyre.

LAJM: A do t’i refuzoni edhe pajisjet e reja?

Elmi Aziri: Personalisht, po.