Mrekullitë ekzistojnë, bllokuar prej 5 ditësh në pus, nxirret gjallë i mituri nga Maroku (Foto/Video)

Shpërndaje

Ekipet e shpëtimit kanë mundur të nxjerrin gjallë, të miturin 5 vjeçar që kishte rënë 5 ditë më parë në një pus 32 metra të thellë në Marok.

Një mrekulli e vërtetë që më në fund bashkoi të voglin Rayan me prindërit e tij, të shqetësuar prej më shumë se 100 orësh për fatin e djalit të tyre.

Dhjetëra njerëz dhe makineri të tonazhit të rëndë u angazhuan në këtë operacion në garë me kohën, që fatmirësisht përfundoi me sukses.

I mituri u dërgua me urgjencë në spital dhe tashmë ndodhet në kontrollin e mjekëve.

******

Pesëvjeçari nxirret nga pusi në Marok, vdiq në spital

Djaloshi pesëvjeçar, i cili kishte rënë në një pus me thellësi 32 metra në Marok, është nxjerrë pas pesë ditëve ngujim.

Ai u dërgua në spital dhe ka vdekur, sipas një deklarate zyrtare të raportuar nga mediat marokene.

Kanali televiziv maroken 2M postoi një deklaratë zyrtare mbretërore duke thënë se Mbreti Mohammed VI kishte telefonuar prindërit e Rayan për të “shprehur ngushëllimet e tij më të thella dhe simpatinë e sinqertë për të gjithë anëtarët e familjes së të ndjerit në këtë pikëllim të dhimbshëm”.

https://www.youtube.com/watch?v=LQBBjFX8IgQ&ab_channel=AmirModerator