E shpallën të vdekur, reagon Sabri Fejzullahu: Është hera e katërt që brenda tre muajve po shkruhet se kam vdekur, jam gjallë e mirë

Shpërndaje

Artisti i mirënjohur i skenës shqiptare, Sabri Fejzullahu, po vazhdon të jetë i angazhuar me projekte muzikore e po ashtu edhe me mbrëmje e koncerte të ndryshme.

Duke qenë se është aktiv edhe në rrjete sociale, këngëtari ka bërë një reagim pasi thotë se është hera e katërt që shpallet i vdekur nga disa prej mediave.

Në një video të shpërndarë në Facebook, Fejzullahu thekson se është shëndoshë e mirë dhe se po vazhdon punën pa ndal.

“Përshëndetje, të gjithëve juve që e dëgjoni këngën time kudo që jeni shqiptarë të nderuar që ju dua fort, ju çmoj dhe ju respektoj. Është hera e katërt që brenda tre muajve po shkruhet në portale se kam vdekur”, tha ai.

“Unë jam gjallë e shëndoshë e mirë punoj kurrë pa u ndal hiç, ju dua me gjithë zemër dhe vetëm ai i madhi vendos se kur do të vdes unë. Faleminderit shumë. Ju dua me shpirt, ju përshëndes”, vazhdoi më tej krijuesi i një sërë hitesh.

Pavarësisht se është 74-vjeçar, autori i “Pranvera në Prishtinë” është ende në top formë.