Mediat italiane: Arrestohet për trafik droge këngëtarja Elsa Lila

Shpërndaje

Një operacion antidrogë i policisë italiane në jug të Romës, ka vënë në pranga 13 persona, mes të cilëve dhe këngëtaren shqiptare Elsa Lila.Mediat italiane shkruajnë se që në orët e para të mëngjesit agjentët e policisë italiane me ndihmën e kolegëve të Skuadrës Mobile Viterbo po ekzekutojnë urdhrin për zbatimin e masës së paraburgimit, të kërkuar nga Drejtoria e Qarkut Antimafia e Romës, e lëshuar nga Gjykata e Romës, ndaj 13 personave të cilësuar si të dyshuar, për trafikimin e lëndëve narkotike.Arrestimet dhe kërkimet janë duke u zhvilluar në zonën e Acilias, tashmë skenë e operacioneve që kanë prekur, në të kaluarën, refugjatët nga Casalesi dhe shqiptarët.Mes të arrestuarve është edhe boksieri Petrit Bardhi, i njohur si “Titty”. Emri i këtij të fundit doli edhe gjatë një operacioni tjetër në korrik të vitit 2015 në një operacion të mëparshëm të Gico della Guardia di Finanza./Opinion.al