Presidenti Erdogan përuron urën gjigande “Çanakale 1915”, më e madhja në botë!

Shpërndaje

Ura “Çanakkale 1915” e cila cilësohet si “Gjerdani i Ngushticës së Çanakkalasë” që u përurua sot, 18 mars nga presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan në 107-vjetorin e Fitores Detare të Çanakkalasë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në ndërtimin e urës “Çanakkale 1915” e cila për herë të parë në Ngushticën e Çanakkalasë (Dardaneleve) lidh me njëra-tjetrën kontinentet e Azisë me Evropën, krahas punonjësve të Drejtorisë së përgjithshme të Ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës kanë punuar rreth 5.100 punonjës dhe 740 makineri pune.

Bëhet e ditur se janë bërë përgatitjet për hapjen e urës dhe lidhjen e autostradës e cila është një nga projektet më prestigjioze në Turqi që do të lidh Stambollin me Çanakkalanë dhe më pas me Egjeun e veriut. Në kuadër të punimeve të peizazhit janë bërë rregullime mjedisore ku janë mbjellë 516.863 fidanë si dhe janë kontrolluar barrierat dhe pikat e lidhjeve mbi urë dhe janë eliminuar mangësitë.

Ndërkohë vazhdon montimi i figurave të 4 predhave të topave ku secila prej tyre peshon 75 tonë dhe ka një lartësi prej 20.5 metra, të cilat simbolizojnë predhën e topit që mbajti mbi shpinë Seyit Onbaşı një nga heronjtë e Luftës së Çanakkalasë.

Inaugurimi i urës “Çanakkale 1915” do të bëhet nesër nga presidenti Erdoğan pas ceremonive të 107-vjetorit të Fitores Detare të Çanakkalasë dhe 18 marsit – Ditës së përkujtimit të dëshmorëve që do të mbahen në Gadishullin Gallipoli.

– Ura me hapësirën e mesme më të gjatë në botë

Ura “Çanakkale 1915”, me një gjatësi prej 4.608 metrash dhe me “hapësirën e mesme më të gjatë botë” njihet si “ura e simboleve” edhe për shkak të veçorive të saj dhe detajeve inxhinierike. Me urën në fjalë, udhëtimi ndërmjet dy kontinenteve do të ulet në 6 minuta.

Me autostradën Malkara-Çanakkale dhe me urën “Çanakkale 1915”, sistemet e transportit portual, hekurudhor dhe ajror në rajonet Marmara dhe Egje do të integrohen me projektet e transportit tokësor dhe do të ofrohet mundësi që të formohet një planifikim dhe strukturim i balancuar për të cilat zhvillimi ekonomik dhe industria kanë nevojë në këto rajone.

Në kabllon kryesore të urës janë përdorur 162 mijë kilometra tel i cili mund të rrethojë 4 herë botën. Themelet ‘caisson‘ të urës, nëse përllogariten për nga sipërfaqja, ato mbulojnë madhësinë e një fushe futbolli, ndërsa me betonin prej 227 mijë metër kub të përdorur në urë mund të ndërtohet një zonë banimi me popullatë prej 25 mijë banorësh, përfshirë 5.900 shtëpi me 100 metra katrorë.

Hapësira e mesme prej 2.023 metra e urës simbolizon 100-vjetorin e themelimit të Republikës ndërsa kullat prej çeliku 318 metra simbolizojnë 18 mars 1915 kur u shënua Fitorja Detare e Çanakkalasë. Projekti në të cilin kullat me ngjyrën kuq e bardhë përfaqësojnë flamurin turk, ka titullin e urës së varur me kullat më të larta në botë, me një lartësi kulle prej 334 metrash.

Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës ka përgatitur edhe një klip për urën “Çanakkale 1915” e cila do të hapet nesër.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan tha se “Ura Çanakkale 1915 mbart kuptime të ndryshme edhe me çdo cilësi teknike të saj ku viti 1915 është viti në të cilin është shënuar fitorja detare Çanakkale e cila ka qenë skenë e betejave më të përgjakshme, më të shëmtuara dhe më të dhimbshme të Luftës së Parë Botërore”, raporton Anadolu Agency (AA).

Erdoğan në fjalim të mbajtur në ceremoninë e përurimi të urës “Çanakkale 1915” dhe autostradës Malkara-Çanakkale përshëndeti pjesëmarrësit në këtë ditë historike duke thënë se “entuziazmi juaj është entuziazmi ynë dhe ky interes i juaji besoj se shpreh qartë se çfarë nënkupton kjo vepër të cilën ne po e përurojmë sot”.

Më tej Erdoğan theksoi se Çanakkale për mijëra vjet ka qenë një vend kryesor i qytetërimeve, kulturave dhe shoqërive të ndryshme dhe se sot ajo ka përqafuar një të ardhme të re.

Duke uruar që ura Çanakkale 1915 të jetë e dobishme për Turqinë, popoullin, rajonin e Çanakalasë dhe të gjithë njerëzisë, Erdoğan shprehu “Ashtu si Ura ‘Dëshmorët e 15 korrikut”, si ura Fatih Sultan Mehmet, Yavuz Sultan Selim në ngushticën e Bosforit, si projektet e tjera Marmaray, tuneli i Euroazisë, edhe sot ne po hapin sot këtu urën e gjashtë pikërisht në Çanakkale. Por mos harroni që 140 vite më parë Sulltani Abdulhamid Han kishte kryer pa mangësi punimet dhe përgatitjet e atyre urave që përmenda pak më parë. Është fati ynë i mirë që po realizojmë një pjesë të këtyre projekteve trashëgimi nga Abdulhamid Han, të cilat nuk mundën të realizoheshin për shkak të luftërave që përjetuan osmanët njëra pas tjetrës”.

Presidenti Erdoğan gjithashtu u shpreh se Ura Çanakkale 1915 mbart kuptime të ndryshme edhe me çdo cilësi teknike të saj ndërsa ne kemi fatin ta përurojmë tani, duke shtuar:

“Viti 1915 mbi urë është viti në të cilin është fituar fitorja detare Çanakkale e cila ka qenë skenë e betejave më të përgjakshme, më të shëmtuara dhe më të dhimbshme të Luftës së Parë Botërore. Lartësia e kullës 318 metra shpreh muajin mars dhe 18, datën e sotme. Hapësira e mesme prej 2.023 metra e urës simbolizon vitin 2023 në të cilin është 100-vjetori i themelimit të Republikës tonë, që është një shenjë e objektivave tona të mëdha që ne ia kemi kushtuar kësaj date”.