Rama: Valbona, adresa e preferuar e vizitorëve vendas e të huaj

Shpërndaje

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama solli mëngjesin e sotëm pamje nga Parku Kombëtar i Valbonës, ku dëbora ka shtruar petkun e bardhë.

“Mirëmëngjesi dhe me Valbonën dimërore që është kthyer në një nga adresat e preferuara jo vetëm për vizitorët vendas, po edhe të huajt që pëlqejnë aventurën e majave me dëborë, ju uroj një të diel të qetë”, tha Rama.

E kthyer në një oaz çlodhës dhe përkëdhelës për të gjithë, në lartësinë e 800 metrave mbi nivelin e detit, parku kombëtar i Valbonës nuk njeh stinë, pasi vizitorë të shumtë e zgjedhin atë.

Reshjet e dëborës e kanë shndërruar parkun në vend magjik, ndërsa rruga mirëmbahet vazhdimisht për të mundësimin qarkullimin pa ndërprerje të vizitorëve.

Parku Kombëtar i Valbonës është një kompleksitet bukurish interesante, ashtu siç janë vetë Alpet shqiptare.