Sondazhet/ Sela: Nëse s’do ketë shantazhe dhe blerje votash, ASH para BDI-së

Shpërndaje

Nuk është se që nuk më ranë në sy sondazhet. Bëhet fjalë për një periudhë para 3-4 muajsh dhe s’e di përse duhet të krijohen këto vonesa, nëntor-dhjetor ishte sondazhi. Unë ndaj bindjen, pavarësisht nëse duhet cilësuar këtë apo atë sondazh, fatkeqësisht sondazhet krijojnë opinion nuk e masin atë. Kjo e ka përcjellë demokracinë në Maqedoninë e Veriut ndër vite. Aleanca për Shqiptarët në momentin që do të hiqen këto fenomenet devijuese që e karakterizojnë shoqërinë tonë, shantazhi i instritucioneve, uniformat e policisë në shërbim të partisë në pushtet, për të shantazhuar dhe për të blerë vota, nuk kemi asnjë dilemë që Aleanca për Shqiptarët është më tepër se sa partia që qeverisë.