Rama për marrëveshjen e energjisë: Kjo është rruga e duhur, të tjera janë humbje kohe duke rrejt veten
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes për energjinë në mes të Kosovës dhe Serbisë, transmeton Gazeta Metro.
Në një shkrim në Twitter, Rama ka thënë se kjo marrëveshje është një gjë shumë e mirë.
Ai ka thënë se kjo është rruga e duhur dhe se tjerat janë humbje kohe duke gënjyer veten.
“Gjë shumë e mirë marrëveshja e firmosur mes Kosovës e Serbisë për energjinë në Veri. Kjo është rruga e duhur. Të tjerat janë humbje kohe duke rrejt veten!”, ka shkruar Rama.
Gjë shumë e mirë marrëveshja e firmosur mes Kosovës e Serbisë për energjinë në Veri. Kjo është rruga e duhur. Të tjerat janë humbje kohe duke rrejt veten!
— Edi Rama (@ediramaal) June 21, 2022