Bombarduesit amerikanë B52 fluturim demonstrues mbi Shkup

Shpërndaje

Forcat Ajrore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Evropë dhe Afrikë kanë zhvilluar një fluturim demonstrues me dy avionë ushtarakë të tipit B52 mbi kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, Shkup, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes të Maqedonisë së Veriut, fluturimet e avionëve demonstrojnë aleancën e fortë në NATO dhe përfaqësojnë një garanci për të gjithë zonën euroatlantike, përfshirë Maqedoninë e Veriut.

Ministria thotë se fluturimi është kryer për të treguar përkushtimin dhe garantimin e sigurisë ndaj aleatëve ballkanikë dhe partnerëve të NATO-s.

Forcat Ajrore amerikane gjatë ditës përveç mbi qiellin e Maqedonisë së Veriut, do të kryejnë fluturime edhe mbi Shqipërinë, Kroacinë dhe Malin e Zi.