Grubi: Dialogu midis Republikës së Kosovës dhe Serbisë me qëllim përfundimtar njohje reciproke kontribuon në paqen, stabilitetin, sigurinë dhe prosperitetin e rajonit tonë

Shpërndaje

Dialogu midis Republikës së Kosovës dhe Serbisë me qëllim përfundimtar njohje reciproke kontribuon në paqen, stabilitetin, sigurinë dhe prosperitetin e rajonit tonë.

Vendimi për lëvizjen e lirë të qytetarëve në të gjitha vendkalimet kufitare me Serbinë vetëm me dokument identifikimi (ID), e arritur në tavolinën e dialogut të Kosovës me Serbinë, me ndërmjetësimin e zyrtarëve të Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duhet të jetë hap drejt zgjidhjes përfundimtare që sjell paqe të qëndrueshme dhe perspektive europiane.

Uroj që të vazhdohet shpejt në të njejtën frymë drejt njohjes së ndërsjellë dhe normalizimit të marrëdhënieve në frymën e barazisë.