VMRO: Gjetëm ofertë të lirë për gaz, nuk pranoi LSDM
VMRO-DPMNE akuzon LSDM se është parti e inatit dhe për pasojë vuan populli, shkak se nuk kanë pranuar ofertën e opoztës maqedonase për tejkalimin e krizës energjetike, ku zotohen se kishin gjetur ofertë të volitshme për blerjen e gazit, por që ishte refuzuar nga pushteti, konkretisht nga LSDM- ja.
“VMRO-DPMNE ka ofruar qëndrime dhe kontakte të cilët kanë mundësi të sigurojnë gaz për Maqedoninë me kushte më të volitshme për shtetin. Ky dokument i një kompanie zvicerane për energjenca, i është ofruar Elektranës së Maqedonisë së Veriut, ku shihet çmimi dhe sasia e ofruar.Çmimi për 1000 metër kub gaz është 815euro. Ky çmim është fiks dhe ka vlejtur për periudhë nga nëntori deri në fund të prillit 2023”, u shpreh Gordana Kovovska ngaVMRO -DPMNE.
SHA-EMV: Nuk ishte ofertë serioze dhe e kompletuar
Por nga Elektrana e Maqedonisë pohojnë se oferta e firmës për furnizim me gaz e ofruar nga VMRO-DPME-ja nuk ka qenë e kompletuar në dokumente. Sipas tyre, me firmën është nënshkuar vetëm marrëveshja e parë dhe nuk ka pasur detaje për çmim dhe sasi dhe se nuk ka qenë propozim serioz nga ana e lideri të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mockivski.