Filloi Konferenca dyditëshe vjetore “Viti i mundësive të reja”, Kovaçevski: Ne mund dhe duhet të jemi pjesë e Evropës së sotme

Shpërndaje

Me fjalimin e kryeministrit, Dimitar Kovaçevski filloi konferenca vjetore “Viti i mundësive të reja”, e cila do të zgjasë dy ditë.

Kryeministri Kovaçevski në fjalimin e tij do të flasë për temat më të rëndësishme të cilat ishin në fokus gjatë periudhës së kaluar, si dhe për planet e Qeverisë të cilat kanë për qëllim të sigurojnë standard më të mirë dhe shërbime më të mira për jetë të të gjithë qytetarëve edhe në kushte të krizës më të madhe botërore ekonomike dhe energjetike.

Në konferencë do të flasë edhe zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi. Në kuadër të konferencës, gjatë dy ditëve, do të mbahen 8 panele në tema të ndryshme.

Qëllimi i konferencës është përmes diskutimit, fillimisht të bëhet një pasqyrë e asaj që është bërë në vitin 2022, si dhe të jepen udhëzime dhe vizione për vitin 2023.

Në panelin e parë “Integrimet në BE dhe proceset reformuese” do të diskutohet për procesin eurointegrues, skriningun, fondet evropiane, reformat shoqërore si dhe sundimin e së drejtës dhe vlerat evropiane.
Në panelin e dytë “”Projekte kapitale dhe infrastrukturore për cilësi më të mirë të jetës dhe zhvillim të kulturës në kushte të krizës” do të bisedohet për investimet kapitale infrastrukturore, por edhe për arritjet dje planet, si dhe investimet e realizuara dhe të planifikuara kapitale në arsim, kulturë dhe mjedis jetësor.

Në panelin e tretë “Investime dhe rritje ekonomike në kushte të krizës”, do të diskutohet për kushtet dhe mundësitë të cilat do të sigurojnë investime shtesë të huaja dhe vendore, do të sigurojnë vende të reja të punës, standard më të lartë, por edhe për drejtimet e përgjithshme për rritje ekonomike në kushte të krizës.

“Politika sociale dhe shëndetësore në kohë të krizës”, ndërkaq janë tema për të cilat do të bisedohet në panelin e katërt, me ç’rast do të bëhet fjalë për efektet nga masat antikrizë, vendosja e metodologjive të rreja për rritje të rrogës minimale dhe mesatare si dhe metodologjia e re për rritje të pensioneve, si dhe për politika shëndetësore gjatë vitit të shkuar dhe në vitin e ardhshëm.

Nga Qeveria informojnë se edhe gjatë ditës së dytë të konferencës do të mbahen, gjithashtu, katër panele.
Konferenca fillon me Panelin me titull “Maqedonia e Veriut si hab i gjelbër energjetik – si të shndërrohet kriza në mundësi” ku do të diskutohet për sfidat energjetike, transformimin energjetik të vendit dhe potencialet e ekonomisë së gjelbër.

Në panelin e dytë “Politika e jashtme, e sigurisë dhe e mbrojtjes, sfida dhe mundësi për sigurim të bashkëpunimit dhe sigurisë ndërkombëtare”, do të diskutohet për rëndësinë e kryesimit tonë me OSBE-në, përfitimet nga anëtarësimi në NATO, si dhe aspektet e tjera të politikës së jashtme, të sigurisë dhe të mbrojtjes të Maqedonisë së Veriut.

“Në panelin e tretë ‘Politika fiskale, monetare dhe tatimore në kohë të krizës’ do të bisedohet për sfidat dhe mundësitë për zbatim të politikave fiskale, monetare dhe tatimore të cilit do të sigurojnë stabilitet, siguri dhe mundësi për zhvillim të mëtutjeshëm ekonomik. Paneli i katërt, përfundues, me të cilin do të rrumbullakësohet konferenca, është titulluar ‘Zhvillim i barabartë rajonal dhe lokal dhe përfitime nga sistemi i ri për subvencione në bujqësi’. Do të diskutohet për mundësitë për zhvillim të bujqësisë përmes sistemit të ri të subvencionimit, si dhe për mundësitë për zhvillim të barabartë rajonal përmes mbështetjes së vetëqeverisjes lokale, por edhe për rolin e diasporës për zhvillimin e ekonomisë lokale”, informojnë nga Qeveria.

Përveç kryeministrit Kovaçevski, në panele të cilat do të mbahen gjatë dy ditëve, do të marrin pjesë anëtarët e Qeverisë, drejtorë të drejtorive dhe agjencive shtetërore, shoqatave shtetërore aksionare, odave ekonomike, ekspertë, përfaqësues të organizatave ndërkombëtare, si dhe përfaqësues të subjekteve të tjera të rëndësishme juridike në shtet.

Ne mund dhe duhet të jemi pjesë e Evropës së sotme

Republika e Maqedonisë së Veriut mund dhe duhet të jetë pjesë e Evropës së sotme, theksoi sot kryeministri Dimitar Kovaçevski në konferencën vjetore “Viti i mundësive të reja”, që do të zgjasë dy ditë. Ai theksoi se ka zgjidhje për përmirësimin e standardit të qytetarëve nëse mbetemi të përkushtuar ndaj prioriteteve dhe kemi krijuar parakushte për këtë.

Kovaçevski, duke iu referuar të arriturave të vitit 2022, tha se Qeveria ka arritur t’i mbrojë qytetarët nga rritja enorme e çmimit të ushqimeve si pasojë e krizës energjetike dhe luftës në Ukrainë. Është rritur paga mesatare, por edhe pensionet të cilat do të rriten edhe këtë vit. Rritja e pensioneve, shtoi ai, është e garantuar me ligj.

Kryeministri Kovaçevski thekson se ka investime të reja, ka edhe investime në investime kapitale, janë bërë një sërë zgjidhjesh sistematike, ka edhe prodhim vendor të ushqimit dhe energjisë.

Në fjalën e tij ai informoi në detaje se çfarë është bërë në vitin 2022 dhe çfarë planifikohet në vitin 2023 në të gjithë sektorët, subvencionet dhe masat për të ndihmuar kompanitë dhe qytetarët.

“Planet e Qeverisë kanë për qëllim që të sigurojnë standard më të mirë dhe kushte më të mira jetese për të gjithë qytetarët edhe në kushtet e krizës më të madhe ekonomike dhe energjetike botërore”, theksoi ndër të tjera Kovaçevski.

Në konferencë do të mbajë fjalim edhe zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi. Gjatë dy ditëve të konferencës janë planifikuar gjithsej tetë panele me tema të ndryshme.

Qëllimi i konferencës është që së pari të bëjë një përmbledhje të asaj që është bërë në vitin 2022 përmes diskutimit, si dhe të japë drejtime dhe vizione për vitin 2023.

Paneli i parë “Integrimet në BE dhe proceset e reformave” do të diskutojë procesin e integrimit evropian, skriningun, fondet evropiane, reformat sociale, si dhe sundimin e ligjit dhe vlerat evropiane.

Në panelin e dytë “Projektet kapitale dhe infrastrukturore për cilësi më të mirë të jetës dhe zhvillim kulturor në kushte krize” do të diskutohen investimet kapitale në infrastrukturë, arritjet dhe planet, si dhe investimet kapitale të realizuara dhe të planifikuara në arsim, kulturë dhe mjedis jetësor.

Në panelin e tretë, “Investimet dhe rritja ekonomike në kushte krize”, do të diskutohet për kushtet dhe mundësitë që do të ofrojnë investime direkte të huaja dhe vendase shtesë, do të ofrojnë vende të reja pune, një standard më të lartë, por edhe drejtimet e përgjithshme për rritjen ekonomike në kushte të krizës.

Në panelin e katërt “Politikat sociale dhe shëndetësore në kohë krize”, do të bisedohet për efektet e masave antikrizë, prezantimin e metodologjive të reja për rritjen e pagave minimale dhe mesatare, si dhe metodologjinë e re për rritjen e pensioneve, si dhe politikat shëndetësore në të kaluarën dhe vitin e ardhshëm.

Gjatë ditës së dytë të konferencës do të mbahen edhe katër panele.

Kovaçevski: U hapën mundësi të reja për ekonominë dhe anëtarësimin në BE, bëj thirrje për bashkim dhe vendime të mençura