Rexhepi-Zejdi: Albin Kurti është i paanshëm, Rama ka treguar anshmëri disa herë në Maqedoni

Shpërndaje

Deputeti Skender Rexhepi thotë se po të ishte kryetar i ndonjë subjekti politik, nuk do të shkonte në takimin e sotëm të liderëve të partive politike shqiptare me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, përcjell TV21. Rexhepi thotë se ka kërkuar që këtë lloj takimi ta bëjë kryeministri i Kosovës Albin Kurti pasi ai është i paanshëm.

“Sepse është i paanshëm, deri sot është treguar absolutisht i paanshëm në aspektin e politikbërjes në Maqedoni dhe se nuk i ka dalluar subjektet politike, për dallim nga kryeministri i Shqipërisë i cili ka treguar anshmërinë e tij disa herë, është jokredibil për ftesa të tilla”, tha mes tjerash Rexhepi.