Zhduket aktorja e njohur turke pas tërmetit? Të gjithë dyshojnë se ka ndërruar jetë

Shpërndaje

Fansat kanë mbetur të shtangur pasi kanë dëgjuar se ka ndërruar jetë nga tërmeti në Turqi aktorja e njohur, Cansu Dere.

Një video është bërë virale në TikTok dhe po tërheq vëmendjen e përdoruesve të rrjetit teksa dëgjohet se konfirmohet vdekja e aktores 42-vjeçare. Megjithatë, nuk ka asnjë deklaratë apo informacion të tillë që thotë se Dere është e vdekur apo e zhdukur. Sipas mediave turke, thuhet se është e qartë se disa persona kanë përfituar nga tërmeti shkatërrues për të bërë viral këtë lajm.

Cansu Dere është një aktore që ka qenë pjesë në disa telenovela shumë të ndjekura edhe në Shqipëri si Anne, Ezel, Sadakatsiz, Sila, edhe shumë të tjera./abcnews.al