Më në fund, WhatsApp-i bën ndryshimin e shumëpritur

Shpërndaje

WhatsAppi më në fund po bën të mundur që një llogari të funksionojë në më shumë se një telefon.

Kreu i kompanisë, Mark Zuckerberg, njoftoi ndryshimin, ashtu siç kishte vepruar me Facebookun dhe Instagramin.

“Duke filluar nga sot, ju mund ta regjistroheni të njëjtën llogari WhatsAppo deri në katër telefona”, ka shkruar ai në rrjetet sociale.

WhatsAppi ka thënë se kjo veçori do të shpërndahet për të gjithë përdoruesit brenda javëve të ardhshme.

Deri më tani, përdoruesit mund ta përdornin vetëm një llogari WhatsApp në një telefon dhe disa pajisje desktop.

Me ndryshimin e ri, mesazhet e përdoruesve do të sinkronizohen nëpër pajisje duke përfshirë telefonat e tjerë. Pra, edhe nëse një pajisje është e fikur, ata mund të hyjnë në aplikacion në pajisje të tjera.

WhatsAppi është një nga shërbimet më të mëdha të mesazheve me më shumë se 2 miliardë përdorues. Por deri më tani i mungonte mbështetja për shumë pajisje për shkak të mbështetjes së plotë ndaj kriptimit për bisedat dhe thirrjet.