Pas mesnatës çmime të reja të derivateve të naftës

Shpërndaje

Komisioni Rregullator për Energjetik (KRRE) ka publikuar sot çmimet e derivateve të naftës…

Komisioni Rregullator për Energjetik (KRRE) ka publikuar sot çmimet e derivateve të naftës, sipas të cilave ulje të çmimit do të ketë vetëm për vajin ekstra të lehtë shtëpiake (EL-1) për 2,00 den/litër.

Çmimet e EUROSUPER BS-95, EUROSUPER BS-98 dhe EURODIZEL (D-E V) nuk ndryshojnë.

Nga mesnata çmimet e derivateve të naftës do të jenë:

EUROSUPER BS-95 do të shitet për 81,00 (denarë/litër)
EUROSUPER BS-98 do të shitet për 83,00 (denarë/litër)
EURODIZEL (D-E V) do të shitet për 71,00 (denarë/litër).
Vaji Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) do të shitet për 68.00 (denarë/litër).