Rexhep Selimi: UÇK nuk numëronte shumë njerëz, por vullnetin e kishim të madh
Rexhep Selimi ka mbajtur një fjalë para gjykatës derisa avokatët janë duke shpalosur argumentet e tyre këtë të martë.
Selimi ka thënë se personalisht si student mes rrugës që të largohej në kurbet ose të rrinte në shtëpi kishte zgjedhur një tjetër shteg.
“Në mes këtyre dy opsioneve zgjodha një rrugë të tretë. Unë ju bashkova një familjeje akoma më të madhe, Familjes Jashari në Prekaz. Lashë ëndrrat e mia, studimet e letërsisë dhe u bëra pjesë e UÇK-së. UÇK e kishte emrin ushtri por nuk numëronte shumë njerëz. Njerëz e armë kishim pak, por vullnetin e kishim të madh”, është shprehur Selimi, duke iu drejtuar gjykatës.
“Të ishte pjesë e UÇK-së do të thoshte të ishte armiku i Serbisë, mund të vriteshe, arrestoheshe sikur vëllai im, apo siç u arrestua shoku im Besnik Restelica që mbyt me tortura në hetuesi. Isha i kërkuar nga Serbia u publikua një aktakuzë nga gjykata e Serbisë ku ishte edhe Adem Jashari dhe bashkëluftëtarët e tij”.
Selimi ka thënë se shtëpinë e kishte lënë më 10 tetor 1996 bashkë me Mujë Krasniqin, dajën e tij.
“Nga ajo kohë qëndroja me Familjen Jashari dhe jo vetëm, Ademin, Shabanin, Hamzën dhe fëmijet e asaj familjeje”.