Sot shënohet 145-vjetori i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

Shpërndaje

Sot shënohet 145-vjetori i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe 24-vjetori i çlirimit të Kosovës.

Në këtë qytet do të ketë shumë aktivitete, ndërkaq do të marrë pjesë edhe kryeministri i vendit Albin Kurti. Në përmbyllje të shënimit të kësaj dite bëhen homazhe në Kompleksin e Lidhjes së Prizrenit.

Ndryshe, Lidhja e Prizrenit ishte një organizim politik i parisë së katër vilajeteve që ishin shumicë shqiptare në Perandorinë Osmane.

Ajo u themelua zyrtarisht më 10 Qershor 1878 në xhaminë Bajraklie të Prizrenit, qytet ku deri një vit përpara ishte qendra e Vilajetit të Kosovës.

Traktatet e Shën Stefanit dhe Berlinit u kishin caktuar territore të banuara edhe nga shqiptarë shteteve të tjera pas Luftës Ruso-Turke dhe për këtë arsye shqiptarët u përgatitën për rezistencë kombëtare.