Nga e premtja shtrenjtohen cigaret, ky do të jetë çmimi

Shpërndaje

Nga e premtja pritet shtrenjtimi i cigareve, purove, prodhimeve të duhanit dhe cigaret elektrike, respektivisht të premten pritet të hyjnë në fuqi ndryshimet e Ligjit për Akcizë, të cilat Kuvendi i ka miratuar javën e kaluar, më 3 tetor.

Shtrenjtimi pritet të rrit buxhetin e shtetit me 13 milionë euro në vit. Një pako e cigareve pritet të shtrenjtohet për 5 denarë.

“Pas nenit 84 shtohet nën i ri 84-a, i cili thotë: Akciza për cigare nga neni 78 paragrafi (1) nga ky ligj kap vlerën 3,253 denarë për copë dhe 9% nga çmimi me pakicë për kuti. Nëse akciza e kombinuar është më e ulët se 3,453 denarë për copë, zbatohet akciza minimale prej 3,453 denarë për atë sasi”, thuhet në ndryshimet ligjore.