Azir Aliu zgjidhet kryetar i ri i Bordit drejtues të ReSPA-së për vitin 2024

Shpërndaje

Ministri i Shoqërisë Informatikës dhe Administratës, Azir Aliu zgjidhet kryetar i ri i Bordit drejtues të ReSPA-së për vitin 2024 dhe se nga ky vit e Maqedonia e Veriut merr kryesimin e Bordit Drejtues të ReSPA për vitin 2024.

Njoftimi nga ministri Aliu:
Maqedonia e Veriut merr kryesimin e Bordit Drejtues të ReSPA për vitin 2024
Sarajevë- Në përputhje me nenin 16 të Marrëveshjes ReSPA, Bordi Drejtues i kryesuar nga një mandat njëvjeçar nga secili prej antarëve të ReSPA, është një mënyrë për të siguruar përfshirjen dhe pjesëmarjen e barabartë të të gjithë antarëve në kryesimin e k’tij bordi.
Është një nder dhe përgjegjësi e madhe të zgjidhem kryetari i ardhshëm i Bordit Drejtues, të udhëhequr deri më tani nga ministri i Drejtësisë së Bosnjës dhe Hercegovinës, z.Davor Bunoza.
Si kryetar do të angazhohem maksimalisht në rritjen e dialogut, bashkëpunimit rajonal dhe vëmendjes politike në fushat kyçe të administratës publike dhe integrimit evropian, të vendeve të rajonit.