RajoniTop Lajme

Kurti takon specializantët e mjekësisë të Luginës, u premton mbështetje

Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur në takim një grup të kandidatëve shqiptarë nga Lugina e Preshevës, që po i kryejnë specializimet mjekësore në Kosovë. Në këtë takim ku ishte i pranishëm edhe zëvendëskryeministri Besnik Bislimi dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia , Kurti iu premtoi edhe më tej mbështetje shqiptarëve që jetojnë në Preshevë, Bujanoc e Medevgjë.

Lajmin për këtë takim e ka shpërndarë në rrjetin social Facebook, Ardita Sinani, ish-kryetare e Preshevës dhe tani këshilltare e kryeministrit Kurti.

“Në takim u shpreh mbështetja për shqiptarët e Luginës së Preshevës, duke theksuar se jemi duke trajtuar me seriozitet kërkesat dhe nevojat e shqiptarëve që ballafaqohen me diskriminimin shtetëror e sistematik në Serbi”, ka deklaruar Sinani.

E specializantët, sipas saj, shfaqën mirënjohjen e tyre për adresimin e shkollimit specialistik dhe përkrahjen e vazhdueshme të dhënë nga Qeveria.