Përurohet në Prishtinë libri biografik për Hashim Thaçin, “Shteti i ri, burrë shteti modern”
Në promovimin e librit “Shteti i ri, burrë shteti modern: Hashim Thaçi, një biografi”, i autorëve britanikë Roger Boyes dhe Suzy Jagger, kanë marrë pjesë një numër i madh i personaliteteve nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut e Mali i Zi.Promovimi i librit është bërë në prag të 16-të vjetorit të pavarësisë së Kosovës, në hapësirat e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”.Libri i gazetarëve britanikë në gjuhën shqipe është sjellë nga shtëpia botuese “Fan Noli”, derisa përkthimi i tij është bërë nga ish-kryediplomatja e Shqipërisë, Arta Dade.Në këtë promovim të librit për ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, kanë marrë pjesë personalitete të rëndësishme nga vendi, nga shumica e partive politike të Kosovës, si dhe nga “trojet e tjera shqiptare”. Në promovim kanë marrë pjesë shumica e zyrtarëve të lartë të PDK-së; lideri i BDI-së, Ali Ahmeti; kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj; ai i Nismës, Fatmir Limaj; ish-ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Arta Dade etj.
Rexhep Hida, në emër të shtëpisë botuese “Fan Noli”, tha se ky libër i ka sjellë emocione të veçanta.“Vepra më e rëndësishme dhe më me vlerë që kam pasur deri më tani është kjo, rëndësia e të cilit rritet shumëfish në prag të 16-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës”.Hida tha se pikërisht 16 vite më parë, më 17 shkurt 2008, kryeministri Thaçi do të lexonte deklaratën e shumëpritur dhe pas votimit, Kosova u shpall shtet i pavarur demokratik.Libri përmban biografinë kronologji të ish-presidentit Thaçi, nisur nga fillimet si një djalosh i ri e deri tek roli tek politikani me intuitë që bëri kthesë në historinë e Kosovës.Blerim Shala, recensent i librit, tha se krahasuar me “botën e vështirësuar sot” nuk është e lehtë të mendohet një kohë si ajo e historisë së Kosovës.
“Ky libër me kryeprotagonistin e këtij libri Hashim Thaçi flet për lidhjen e përhershme të fatin tonë me shtetit të Kosovës, e kësaj radhë e bëmë vetë historinë, këtë historinë nuk mund ta ndryshojë askush, as tash, as këtu, e as në Hagë”.I pranishëm në promovim ishte edhe miku në luftë e paqe i ish-presidentit Thaçi, Ali Ahmeti, i cili deklaroi se Thaçi me shokët ndaluan ortekun e shkatërrimit për t’i dëbuar e frikësuar shqiptarët.Ahmeti tha se Kosova ishte “një varr” si shkak i krimeve të pushtetit serb, derisa kritikoi drejtësinë ndërkombëtarë se po përndjekin ata që luftuan për çlirimin e popullit të vet.“Drejtësia vendoset duke dënuar të padrejtin, e jo të drejtin. Cila është porosia për vendet qe ajoma s’kanë fituar lirinë e vet, cili do jetë mesazhi për tërë komandantët e ushtrisë çlirimtare të Ukrainës”, u shpreh lideri i shqiptarëve në RMV.
Ahmeti tha se liria erdhi pikërisht nga djemtë të cilët po përballen sot me drejtësinë në Hagë, Hashim Thaçi, Kadri Veseli e shokët e tyre.“Nuk e kontestojmë drejtësinë ndërkombëtare”, shtoi Ahmeti, ndërsa shfaqi besimin se përball kësaj drejtësie Thaçi dhe të tjerë do të fitojnë sikurse Ramushi, Limaj e të tjerët që dolën faqebardhë.Arta Dade, ish-kryediplomatja shqiptare, tha se për të promovimi që mban vulën e ish-presidentit Thaçi ishte më e rëndësishme sesa ngjarjet që u zhvilluan po këtë ditë në Tiranë, duke aluduar në vizitën e rëndësishme të Blinkenit.“Dua të ndaj me ju disa ndjesi që i ripërjetova duke shfletuar këtë libër. Jeta e një personaliteti si Hashim Thaçi mund të merr edhe disa libra. Aq e vërtetë mu dukën shkrimet brenda këtij libri, sa mu duk që e kisha shkruar vetë”.“Ky libër do jetë material i shkëlqyer për brezat e rinj që tregon se liria nuk fitohet e mbrohet aq lehtë. Të gjitha ngjarjet kanë protagonistet e tyre, e këtu kryeprotagonist është Hashim Thaçi”.Ajo u shpreh e bindur se edhe këtë “betejë” me drejtësinë, ish-drejtuesi politik i UÇK-së do ta fitojë siç i ka fituar betejat e tjera.Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, tha se secili do donte që në këtë ngjarje të mos mungonte presidenti Thaçi.“Të gjithë dinë mjaftueshëm për veprat e presidentit Thaçi, andaj do doja të flisja për një anë tjetër që e bën Hashimin vizionar, idealist”.“Një intervistë e dhënë në luftë ishin fjalë që s’mund të injoroheshin. Ky djalë i ri më moshë po fliste, një djalë i ri që kishte mbyllur ëndrrat personale për të jetësuar ëndrrat për atdhe e liri”.“Më 16 shkurt 2008, një ditë para pavarësisë, kishte një kërkesë, që ta takonte simbolin e rezistencës Adem Demaçin. E priti dhe ia shpalosi flamurin me emocione; sikur të dy u shkrinë në një”.Edhe Krasniqi u shpreh i bindur se Thaçi do ta fitojë “këtë betejë të fundit”.I njëjti libër në janar ishte promovuar edhe në Shqipëri, në prag të përvjetorit të Konferencës së Rambujesë, nga ku Thaçi për herë të parë u shfaq si lider i pakontestueshëm i shqiptareve të Kosovës dhe arriti të siguroi marrëveshje me ndërkombëtarët duke mundësuar bombardimin e Serbisë, largimin e trupave serbe nga Kosova, sigurimin e transformimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Trupat Mbrojtëse të Kosovës, referendum pas një afati për të vetëvendosur populli orientimin përfundimtar dhe garanci personale nga sekretarja amerikane e shtetit, Madeleine Albright, se gjithçka do të shkonte ashtu siç ishin marrë vesh.Libri “Shtet i ri, burrë shteti modern” flet se si para diçka më shumë se 20 vjet më parë “një udhëheqës i ri student-shqiptar i quajtur Hashim Thaçi udhëhoqi një revolucion kundër Sllobodan Millosheviqit”, shkruan Albanian Post.
Libri shpalosë se si Thaçi siguroi ndërhyrjen e NATO-s e në Kosovë, që mbetet “një shembull unik i një procesi që çoi në një tranzicion paqësor nga luftë e egër etnike drejt demokracisë moderne”.Në kohën e botimit në anglisht International Affairs (IA) shkruante se autorët “Roger Boyes dhe Suzy Jagger tregojnë historinë e kombit më të ri të Evropës me kujdes të madh, siç mund të pritet nga reporterët me përvojë dhe të respektuar të punëve të jashtme…”.“Libri përbën një lexim të rrufeshëm për studentët të cepit juglindor të Evropës që ka prodhuar kaq shumë dhunë dhe urrejtje që nga fundi i Luftës së Ftohtë. Ky është një libër jashtëzakonisht i lexueshëm”, shkruante IA.