Showbiz

Rita Ora publikon një intervistë të rrallë të saj në RTK, kur si adoleshente në Kosovë thoshte se dëshiron të bëhet një yll i ri

Shpërndaje

33-vjeçarja mesa duket ka hasur në këtë intervistë gjatë shfletimit të arkivave të saj në shtëpi – teksa e ka ndarë atë me fansat e saj përmes një interviste të shkurtër në InstaStory.

“Në të ardhmen unë dua të bëhem aktore, shpresoj të bëhem dikush, që emri im të jetë i njohur edhe në muzikë nuk e di sa, por aktrim definitivisht”, kishte thënë Rita e vogël adoleshente teksa fliste pak shqip, pak anglisht.

Në përshkrimin e kësaj videoje të hedhur në InstaStory, Ora shkroi: “”E dija se çfarë doja. Që kur isha fëmija thash se dua të bëhem aktore dhe shpresoja që muzika do të më ngriste lart (qesh). Uau, jeta është një çmenduri”.

Trashëgimia artistike e Ritës rrjedh nga gjyshi i saj, regjisori me origjinë nga Peja, Besim Sahatçiu, i cili ka qenë një emër i njohur i regjisë dhe filmit, jo vetëm në kosovë po në mbarë Ish-Jugosllavinë.