Presidentja Osmani shtroi iftar për ushtarët e KFOR-ti turk në Kosovë

Shpërndaje

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka shtruar iftar për ushtarët e KFOR-it turk në Kosovë, të martën.

Ajo ka vlerësuar kontributin e Turqisë në kuadër të KFOR-it.

Postimi i plotë:

Me qindra ushtarë në Kosovë, Turqia është ndër shtetet me kontributin më të madh në kuadër të KFOR-it.
Prandaj, mbrëmë, në një iftar të përbashkët, i falenderova të gjithë ushtarakët që shërbejnë larg vendit e familjeve të tyre në mënyrë që të ketë paqe e siguri në Kosovë.