Sot është dita e parë e pranverës: Pse vjen më herët në vite?

Shpërndaje

Në kohën e ekuinoksit, të dy hemisferat e Tokës marrin rrezet e diellit në mënyrë të barabartë. Shpesh thuhet se nata dhe dita janë të barabarta në gjatësi. Në fakt, fjala ekuinoks vjen nga latinishtja aequus (e barabartë) dhe nox (natë).

Edhe pse shumë në shkollë mësuan se pranvera fillon më 21 mars, në dy dekadat e fundit pranvera na ka ardhur më 20 mars. Ekspertët kanë zbuluar se pranvera ka ardhur një ditë më herët prej njëzet vjetësh për shkak të dy metodave të ndryshme të përcaktimit të fillimit dhe fundit të stinëve: meteorologjike dhe astronomike.

Meteorologët vëzhgojnë ngritjen dhe rënien e temperaturës dhe gjendjen e atmosferës dhe sezoni meteorologjik është i koordinuar sipas kalendarit dhe çdo stinë zgjat tre muaj. Me këtë metodë pranvera zgjat nga 1 marsi deri më 31 maj.

Metoda e dytë bazohet në stinët astronomike dhe i referohet pozicionit të orbitës së Tokës në raport me Diellin. Kalendari astronomik përcakton stinët sipas asaj se kur boshti i rrotullimit të Tokës është në 23,5 gradë në raport me orbitën rreth Diellit, kështu që vitet e fundit pranvera na vjen më 20 mars.

Dita e parë e pranverës në Maqedoni do të jetë mjaft me diell . Erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior, herë pas here e fortë. Sipas HMRC, temperatura më e lartë ditore e ajrit do të jetë ndërmjet 11 dhe 18 gradë Celsius.

Pranvera simbolizon rilindjen e hemisferës veriore të Tokës kur gjithçka në natyrë zgjohet. Shumë kultura kanë festivale pranverore, por Japonia, India dhe Nepali dallohen. Ardhja e pranverës festohet me valle e këngë dhe pjesëmarrësit e festivalit i hedhin ngjyra të ndryshme njëri-tjetrit. Festat shënojnë gjithashtu fitoren e së mirës mbi të keqen.