Sanduloviq u drejtohet zyrtarëve ndërkombëtarë – Reagon pas takimit të Gjuriqit me Radojiçiqin

Shpërndaje

Ditëve të fundit është publikuar një foto e takimit të Ambasadorit të Serbisë në SHBA, Marko Gjuriq, me terroristin Milan Radojiçiq.

Lidhur me këtë ka pasur reagime të shumta, duke përfshirë edhe zyrtarët ndërkombëtarë, shkruan lajmi.net.

Ndër ta ka reaguar edhe politikani serb Nikolla Sanduloviq.

“A mundeni ju, Miroslav Lajçak, Josep Borrell, Richard Grenell e Gabriel Escobar të përshkruani këtë foto? A keni thënë ju ambasador Hill se Serbia kurrë nuk ka pasur ambasador më të mirë në SHBA sesa Marko Gjuriqin”ka thënë Sanduloviq përmes një postimi në ‘X’.

“Ambasadori serb në SHBA, Gjuriq, që pritet të bëhet kryeministër i ardhshëm i Serbisë, është parë duke darkuar me të kërkuarin nga Interpoli dhe ta sanksionuarin nga SHBA-ja, Milan Radojiçiq, një bashkëpunëtor i ngushtë i presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i cili ishte prapa sulmit në Banjskë ku mbeti i vrarë një polic i Kosovës”, shtoi më tutje Sanduloviqi.

“Cili do të jetë reagimi i SHBA-së dhe BE-së ndaj kësaj dëshmie të qartë të lidhjes mes një krimineli të kërkuar nga Interpoli e një terroristi si Radojiçiq, me elitën e qeverisë serbe”, tha ai duke shtuar se duhet kërkuar llogari për këtë takim.