Arrestohen nga policia në Zvicër këngëtarët Soni Malaj, Don Phenom dhe Sinan Vllasalliu

Shpërndaje

Këngëtarë të njohur të muzikës shqiptare u ndaluan nga policia zviceriane dhe u mbajtën në komisariat për 48 orë. Mediat në Kosovë raportojnë se mes këngëtarëve të ndaluar ishin Soni Malaj, Don Phenom dhe Sinan Vllasalliu.

Ngjarja ka ndodhur më 13 prill. Artistët do të performonin në një party që ishte planifikuar të mbahej më 13 prill, në Zvicër.

Këngëtari Labinot Rexha, i cili do të këndonte gjithashtu në koncertin e 13 prillit, tha për “Insajder” në Kosovë se nuk u ndalua nga policia e Zvicrës, pasi ka të drejtë pune në atë vend dhe se është i pajisur me nënshtetësi zviceriane.

Ai tha se kolegët e tij u ndaluan për shkak se nuk duhen përdorur vizat turistike për të punuar. Rexha tha se këngëtarët mund të ndëshkohen me ndalesë deri në 10 vite për të performuar në Zvicër.

“Kam nënshtetësi zvicerane, ka qenë një kontroll i përgjithshëm i policisë së Zvicrës edhe në klube të tjera. Pas orës 23:00, ka hyrë kontrolli. Kur kam dalë jashtë, kam parë afro 150 policë që kontrollonin.

Më kontrolluan edhe mua, unë kam të drejtë pune. Të tjerët; Sinan Vllasaliu, Soni Malaj, Don Phenom, Eugena Aliu, i kanë mbajtur për 48 orë së bashku. Diskoteka është duke vazhdu me punë“,- tha Rexha.