Sela i mori vulat, reagon Taravari: Vulat i merrni, po POPULLIN?

Shpërndaje

Pasi Gjykata vendosi që vulat e ASH-së ti takojnë Ziadin Selës e jo Arben Taravarit, menjëherë ka reaguar kandidti për president i opozitës shqiptare Arben Taravari.
Ai thotë se vulat i merrni, por popullin?

“Ata thonë se sot kanë marrë vulat e Aleancës për t’ia dhënë BDI-së…edhe sikur të jetë e vërtetë ne do të ankimohemi por edhe sikur t’i marrin me sistemin e kapur që e kanë në dorë, kam një pyetje…po Popullin?!
Jo besa, popullin nuk e fiton dot me asnjë gjykatë!
Ndryshimi Ka Nis Dhe Nuk Ka Vulë Që E Ndalon!” ka shkruar Taravari.