VMRO: LSDM po qëndron para derës në Reçicë për të kërkuar vota

Shpërndaje

Pas euforisë së fitores më 24 prill, VMRO-DPMNE ju rikthye aktiviteteve të fushatës zgjedhore për rrethin e dytë të presidencialeve, por edhe të zgjedhjeve parlamentare. Sipas liderit të kësaj partie, Hristijan Mickoskit, diferenca prej 180 000 votash, është tregues se populli është zgjuar në këmbë dhe populli është ngritur kundër kësaj qeverie. Mickoski nga tubimi në Kërçovë, u shpreh se dallimi pas ditës së zgjedhjeve është cunami që po rritet dhe vala e ndryshimit do ta mposhtë këtë qeveri.

Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së

“Ata që rrahën gjoksin se do të fshiheshim pas ditës së zgjedhjeve, sot nuk i shoh. Fshehurazi po bëjnë skenarë për bojkot, po qëndrojnë para dere në Reçicë të Vogël për t’u lutur për vota, siç i lusnin për tenderë. Por, populli është më i fortë se ata qindra njerëz të BDI-së që menaxhojnë vendin dhe atë regjim artanoid. Dua të paralajmëroj se puna nuk ka mbaruar fare. Është e nevojshme që kartoni i verdhë të marrë ngjyrë të kuqe. Më 8 maj duhet të dalim masivisht dhe të votojmë për ndryshime”.

Kandidatja për presidente e VMRO-DPMNE-së Gordana SIljanovska Davkova, rikujtoi se sondazhet që u bënë para zgjedhjeve dolën të jetë të sakta.

Gordana SIljanovska, kandidate për president nga VMRO-DPMNE

“Isha e shokuar sesi njerëzit e shkencës thoshin se sondazhet nuk janë relevante, kur brenda shkencës politike, brenda ligjit zgjedhor ekziston një disiplinë që quhet psefologji. Cila disiplinë analizon sjelljen e zgjedhësve. Në asnjë moment nuk kam bërë koment lidhur me akuzat ndaj kandidatit Pendarovski se janë manipuluar zgjedhjet”.

Kandidatja më e votuar për presidente në rrethin e parë Siljanovska, aktivitetet e fushatës i vazhdon sot në Krushevë.

Emine Ismaili /SHENJA/