RajoniTop Lajme

Pamje nga përleshja e armatosur në Podujevë- Si nisi i gjithë konflikti?

Shpërndaje

Katër persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri të enjten në Podujevë.

Media ka siguruar pamje nga kamerat e sigurisë nga vendi i ngjarjes, ku shihet se si nisi e si përfundoi i gjithë konflikti.

Sipas pamjeve, fillimisht të përfshirët në këtë rast shihen duke u fjalosur e më pas nxirren edhe armët.

Media mëson se dy nga të plagosurit janë vëllezër (F.Z., dhe F.Z), kurse tjetri daja i tyre A.Xh. Ndërkaq, i plagosuri i katërt është kalimtar rasti.

VIDEO: Momenti i përleshjes në Podujevë, qytetari shihet me armë në dorë, ndërhyn policia

Dajë e nip të plagosur në Podujevë, Prokuroria jep detaje të reja

Katër persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një përleshjeje të armatosur që ka ndodhur të enjten rreth orës 13:40 në sheshin “Bulevardi i Dëshmorëve” në Podujevë.

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se, sipas të dhënave fillestare të hetimit, në ngjarje janë përfshirë tre persona, ndërsa nga të shtënat me armë zjarri lëndime trupore kanë pësuar tre të përfshirët, si dhe një kalimtar i rastit

Sipas Prokurorisë, dyshohet se personat e përfshirë kanë lidhje familjare, përkatësisht bëhet fjalë për nip dhe dajë, ndërsa motivi i dyshuar i konfliktit lidhet me një mosmarrëveshje të mëhershme.

Menjëherë pas marrjes së informatës nga Policia e Kosovës, prokurori kujdestar i Departamentit për Krime të Rënda ka dalë në vendin e ngjarjes dhe, në bashkëpunim me njësitet policore, ka ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të rastit.

Prokuroria ka njoftuar se personat e përfshirë dyshohen për kryerjen e veprës penale “Vrasja e rëndë në tentativë”, sipas nenit 173, lidhur me nenin 28 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Të plagosurit janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku po marrin trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se, në koordinim me Policinë e Kosovës, po vazhdon hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje.(Telegrafi)