MaqedoniTop Lajme

Arkin Jahiu voton në Bërvenicë: “Pres fitore sonte”

Shpërndaje

Kandidati shqiptar për kryetar të Komunës së Bërvenicës, Arkin Jahiu, ka votuar sot në kuadër të raundit të dytë të zgjedhjeve lokale.

Pas votimit, Jahiu është shprehur optimist lidhur me rezultatin e zgjedhjeve, duke deklaruar shkurt: “Pres fitore sonte”.

Sonte pritet të mësohet rezultati përfundimtar i garës për kryetar të Komunës së Bërvenicës.

Postimi:

Së bashku me familjen time e shfrytëzuam të drejtën tonë të votës në vendbanimin tonë. 🗳️
Vota është zëri dhe e ardhmja jonë, prandaj i bëj thirrje secilit qytetar të komunës sonë: dilni dhe votoni masivisht! Mos lejoni që fati i komunës sonë të vendoset pa ju, sepse çdo votë ka peshë dhe ndryshimi varet nga secili prej nesh.
Uroj një ditë të mbarë për të gjithë bashkëqytetarët. Një falenderim i veçantë shkon për të gjithë ata që kanë udhëtuar nga larg për të qenë sot këtu dhe për të votuar për ndryshimin, si dhe për të gjithë ata që janë angazhuar për mbarëvajtjen dhe rregullsinë e këtij procesi zgjedhor.
Le të jetë kjo një ditë e qetë, e lirë dhe plotësisht demokratike! ❤️
E ardhmja jonë është në duart tona – shfrytëzojeni të drejtën tuaj, dilni dhe votoni!