RajoniTop Lajme

Meta përshëndet çeljen e negociatave: Ditë e shkëlqyeshme për Shqipërinë, përmbushja e kushteve kërkon punë

Shpërndaje

Presidenti Ilir Meta në një deklaratë për shtyp ka përshëndetur hapjen e negociatave për Shqipëërinë drejt Bashkimit Europian.

Kreu i shteti tha se ndonëse ky është një vendin i vonuar, dita e sotme është e shkëqlyer për Shqipërinë dhe tregon se rajoni jonë vazhdon të gëzojë përkrahjen dhe mbështetjen vendimtare.

Ai u bëri thirrje qytetarëve shqiptarë që të mos bien pre e fushatave kundër integrimit, ndërsa iu drejtua me një thirrje të fortë edhe institucioneve, që të përmbushin pa vonesa të gjitha kushtet, që duhen për tu anëtarësuar në BE.

Ilir Meta: E sotmja edhe pse një ditë e vonuar, është e shkëlqyeshme për Shqipërinë, ky është një gur kilometrik i vendosur nga shqiptarët dhe partnerët tanë. Ky është një sinjal i qartë se BE është e ardhmja e të gjithë rajonit. E vërteta është se kemi humbur shumë kohë, dokumenti i BE është pasqyrë e punëve të pabëra, ose të bëra jo mirë.

Transformimi i vendit kërkon punë të vazhdueshme, anëtarësimi i Shqipërisë në BE është e vetmja rrugë që na sjell paqe dhe begati. U bëj thirrje të gjithë institucioneve që të reflektojnë ndaj detyrave urgjente që kërkon ky proces.