BotaTop Lajme

Nënshkruhen tri marrëveshjet në Samitin e Berlinit

Shpërndaje

Liderët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor kanë nënshkruar tri marrëveshjet e parapara në Samitin e Berlinit.Por, cilat janë marrëveshjet që synojnë të përafrojnë vendet e këtij rajoni?Njëra ndër tri ujditë ka të bëjë me njohjen reciproke të kartave të identitetit, tjetra ka të bëjë me njohjen e ndërsjellë të diplomave universitare dhe kualifikimeve profesionale ndërmjet palëve që e nënshkruajnë.Marrëveshja e tretë është ajo mes Kosovës dhe Bosnje e Hercegovinës për heqjen e regjimit të vizave për qytetarët e të dyja vendeve.