MASH: Mësimi fillon më 23 janar, shkollat të shfrytëzojnë energjinë e subvencionuar
Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) njofton se viti shkollor vazhdon më 23 janar. Me Vendim të Qeverisë, gjysma e dytë e vitit shkollor 2022/23 në vend të 18 janarit fillon më 23 janar (e hënë), me prezencë fizike për të gjithë nxënësit. Pushimi dimëror është zgjatur për të mbrojtur shëndetin e nxënësve dhe për të kursyer energjinë elektrike për ngrohje.
Njoftimi nga Minstri Shaqiri:
❗️Gjysëmvjetori i dytë fillon më 23 janar, Ju bëjmë thirrje shkollave të shfrytëzojnë energjinë e subvencionuar.
✅️Me Vendim të Qeverisë, me propozim të Ministrisë, gjysma e dytë e vitit shkollor 2022/23 në vend të 18 janarit fillon më 23 janar (e hënë), me prezencë fizike për të gjithë nxënësit.
Duke pasur parasysh se disa nga shkollat publike fillore dhe të mesme ende nuk e kanë shfrytëzuar avantazhin e furnizimit me energji elektrike të subvencionuar, Ju bëjmë thirrje udhëheqësive të institucioneve arsimore dhe komunave si themelues të tyre ta realizojnë këtë mundësi. Me këtë shkollat do të ulin shpenzimet e energjisë elektrike dhe do të mundësohet realizimi i pandërprerë i mësimit me prezencë fizike deri në përfundimin e vitit shkollor.
✅️Përgjegjësia e të gjitha palëve të interesuar në realizimin e procesit edukativo-arsimor kontribuon për cilësi më të lartë në arsim.