RajoniTop Lajme

Kryeministri Kurti dhe Presidentja Osmani përkujtuan komandantin Zahir Pajaziti

Shpërndaje

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me Presidenten e vendit Vjosa Osmani Sadriu, Zëvendëskryeministren Donika Gërvalla Schwarz, bënë homazhe te shtatorja e heroit Zahir Pajaziti, në 26-vjetorin e rënies së heronjve Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha.

Duke kujtuar e përkujtuar komandantin Zahir Pajaziti dhe dëshmorët e tjerë të kombit, në të njëjtën kohë ne tregojmë se sa i madh ishte çmimi për lirinë tonë, për shtetin tonë, për pavarësinë tonë dhe se sa i vlefshëm për të tashmen dhe të ardhmen është ky kujtim e ky përkujtim që bëhet si nga institucionet, po ashtu edhe nga qytetarët e vendit tonë, tha Kryeministri Kurti.

Ai tha se Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha ishin kushtrimi për luftë çlirimtare, por njëkohësisht ishin edhe pararendës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, meqenëse ata kryenin aksione çlirimtare edhe para se të fillonte lufta.

Deklarata e plotë e kryeministrit Kurti për media:

Bashkë me presidenten e Republikës, znj. Vjosa Osmani- Sadriu, me zëvendëskryeministren e Qeverisë së Republikës së Kosovës, znj.Donika Gërvalla- Schwarz dhe me ministra të tjerë të qeverisë sonë, deputetë të Kuvendit dhe kolegë e bashkëpunëtorë në institucione e në politikë, vendosëm lule të freskëta këtu te përmendorja e komandantit Zahir Pajaziti në kryeqytet, në Prishtinë.

Para 26 vjetëve komandanti Zahir Pajaziti së bashku me Hakif Zejnullahun dhe Edmond Hoxhën ranë heroikisht në Pestovë të Vushtrrisë. Ata ishin kushtrimi për luftë çlirimtare, por njëkohësisht ishin edhe pararendës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës meqenëse ata kryenin aksione çlirimtare edhe para se të fillonte lufta.

Duke kujtuar e përkujtuar komandantin Zahir Pajaziti dhe dëshmorët e tjerë të kombit, në të njëjtën kohë ne tregojmë se sa i madh ishte çmimi për lirinë tonë, për shtetin tonë, për pavarësinë tonë dhe se sa i vlefshëm për të tashmen dhe të ardhmen është ky kujtim e ky përkujtim që bëhet si nga institucionet, po ashtu edhe nga qytetarët e vendit tonë.
Faleminderit.

Postimi nga FB:

Në sheshin që mbanë emrin e tij, në Prishtinë bëmë homazhe para përmendores së komandantit Zahir Pajaziti.

Në 26 vjetorin e rënies heroike të Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut dhe Edmond Hoxhës, bashkë me Presidenten e Republikës, Vjosa Osmani Sadriu dhe me Zëvendëskryeministren e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla Schwarz, me ministra të Qeverisë sonë e deputetë të Kuvendit, përkujtuam veprën e tyre për lirinë, për shtetin dhe për pavarësinë tonë.

Lavdi të gjithë heronjve, dëshmorëve dhe martirëve të popullit tonë!